14:49 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRI/ Kapet italiani me 50 kg drogë në Muriqan, ja ku e kishte fshehur

12:36 | 31/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Murriqan/ Ndalohet teksa po kalonte në Malin e Zi, i gjenden 100 mijë euro (FOTO)

Një shtetas italian, i identifikuar si Cristiano Trapani është kapur nga policia Kufitare në Muriqan. Ai kishte fshehur 50 kg kanabis në një bombul gazi në automjetin e tij tip “Ford”.

Lënda narkotike ishte në formë çokollate dhe italiani e kishte marrë nga Shqipëria për ta dërguar drejt vendeve të Europës.

Kontrolli ndaj automjetit të italianit 60-vjeçar u bë pasi lindën dyshimet gjatë intervistimit. Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi, të cilat ishin të instaluara në pjesën e përparme të makinës.

Njoftimi i policisë: Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian që tentoi të trafikonte në drejtim të Italisë, 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit, bazuar edhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, drejtuesin e mjetit tip “Fiat”, shtetasin italian C. T., 60 vjeç, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, duke përdorur mjete të specializuara për evidentimin dhe zbulimin e lëndës narkotike, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Po në vijim të kontrollit të imtësishëm rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 20 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.

Në cilësinë e pronës materiale janë sekuestruar 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Italian C. T., 60 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim  i narkotikëve mbetur në tentativë”.

Pas

“Fitorja e serbeve në Malin e Zi është humbja e “njeriut të fortë”, analisti: Katër mesazhe nga zgjedhjet malazeze që vlejnë në Tiranë

Para

“Burri i shtëpisë jam unë”/ Sherr tek familja nga Laknasi, bashkëshorti rreh gruan: Përse i pagove ujin e dritat? Herën tjetër do të vras fare

Para
Një 34-vjeçar rreh babain, arrestohet në flagrancë

"Burri i shtëpisë jam unë"/ Sherr tek familja nga Laknasi, bashkëshorti rreh gruan: Përse i pagove ujin e dritat? Herën tjetër do të vras fare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

Pellegrini para finales së Conference League: Chelsea është favorit, por ne jemi gati

Pogradec, masat për administrimin e sezonit veror

Vlorë/ Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

Mafia italiane braktis luftërat e ashpra/ Raporti zbulon bashkëpunimin mes Cosa Nostra, Camorra-s dhe Ndrangheta-s

Komisioni antikorrupsion nis hetimet kundër kryeministrit slloven

Presidenti serb nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA, Vuçiç: Pavarësisht presioneve të shumta, ajo ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë

Punësimi i të rinjve, Zyrat e Punës ndihmuan 40% të aplikantëve deri në 29 vjeç

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Lojtari largohet nga Arsenali, i dërgon mesazh tifozëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.