Një tjetër i sëmurë me COVID-19 u vetëvra mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa shkak mendohet të ketë gjendja e rënduar psikologjike e pacientit. Në një lidhje në Skype me Fax Neës psikologia Entela Binjaku foli për ҫrregullimet në shëndetin mendor që vijnë si pasojë e infektimit me koronavirus.
E pyetur se ҫ’mendim kishte për situatën e përsëritur të vetëvrasjes, Binjaku ngriti dhe disa pyetje, ndërsa u shpreh dhe me domosdoshmërinë e asistimit me psikologë të të sëmurëve më COVID 19:
“Ҫfarë ndodh në ato mjedise ? A do të ishte parandaluar? Në ҫfarë gjendje ishte i sëmuri ? A ka kaluar dikush pranë tij orët e fundit dhe a ka pasur ndonjë lloj shqetësimi të shtuar i cili e ka ҫuar në vetëvrasje ? Para 4-5 ditësh OBSH-ja tha se JANË miliona njerëz të prekur nga problemet në shëndetin mendor për shkak të pandemisë. Me 10 tetor OBSH do të mbajë konsultim online për këto çështje.
Nuk ka mungesë kërkesash për mbështetje psikologjike, por mundësite tona janë të pamjaftueshme por edhe tarifat janë të larta, një pjesë tjetër kanë frikë të kërkojnë ndihmë, ndihma duhet por për shkak të pandemisë ato që janë burime të përhershme për të luftuar stresin si lidhjet sociale, solidariteti, mbështetja ndaj njëri – tjetrit veҫanërisht në kushtet e krizës janë të shkëputura per shkak të distancimit social. Shumë njerëz qëndruan gjatë pa takuar të tjerët ndaj gjithkush ndjen nevojë për një këshillë, megjithatë shërbimi psikologjik në vendin tonë edhe pse u bënë më shumë se dy dekada që diplomohen është minimal, është i pamjaftueshëm hera herës jo profesional.
Kreu i OBSH-së Gebrejesus foli për mungesën e marrjes së shërbimeve së shëndetit mendor sidomos në vende me të ardhura të vogla ose mesatare, 75% e njerëzve që kanë disfunksion mendor nuk e marrin këtë shërbim ndaj dhe ne si shoqëri kemi mungesat tona.”- tha Binjaku në studion e Fax Neës.
Kur iu kërkuan disa këshilla për përballimin e kësaj situate psikologia, u shpreh:
“Gjendja e stresit në këto situata është normale të hynë në panik nëse kanë një frikë nga koronavirusi ose ҫrregullime që kanë si burim pandeminë sepse këto janë normale. Kufizo burimin e informacionit, nuk ka nevojë për inforimim gjatë gjithë kohës pasi disa informacione mund të jenë të pasakta apo joreale. Mos u informo më shumë se pak minuta ose jo më shumë se 2-3 herë për koronavirusin sidomos qytetarët që kanë në rrethin e tyre dikë që shfaq ҫrregullime të shëndetit mendor. Ka qytetarë që flasin për vdekjen ndihen të padobishëm ndjehen të pamundur e shikojnë jetën me shumë dëshpërim dhe këto janë simptoma që flasin për një situatë të ҫrregullimit të shëndetit mendor.
Sa më shumë aktivitet fizik. Rregullimi i rutines së përditshëm, aktivitete brenda familjes. Konsultimi me burime të sigurta. Ruajtja e lidhjeve ose vendosja e tyre me ekspertë të shëndetit mendor ose me ekspertë psikosocial.
Të gjithë që kanë një të afërm apo të njohur me COVID-19 nuk ka pse ti komentojnë me nota diskriminuese, ti mbajnë larg, ti përçmojnë sepse shumica e rasteve kanë frikë ta shprehin faktin që kanë virus. Ҫdokush që ka një të prekur në familje e ka më të vështirë, duhet të kenë më shumë besim, të ruajnë higjienën, të vendosin maskat dhe do doja të mos ndjehen të vetëm në këtë situatë sepse kriza e pandemisë tashmë është botërore ndaj u sugjeroj familjarëve të mbështeten më shumë te njërit – tjetri dhe të mos ndihen të përbuzur sepse kjo është një ҫështje e madhe tashmë.”
Pandemia e COVID 19 e cila prej ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur dhe miliona të infektuar në të gjithë botën ka gjunjëzuar dhe Shqipërinë e cila deri më tani ka regjistruar 301 të vdekur dhe qindra të infektuar.
Dy persona, njëri 29 vjeç kanë kryer vetëvrasje në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ndërsa ishin shtruar për tu kuruar pas infektimit me COVID 19.
Ndërkohë pas ngjarjes së mbrëmshme, shtetasi Hasan Mira 65 vjeç u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në këtë spital, prokuroria ka nisur hetimet.