Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë. Një motor është përplasur me një bicikletë dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar me urgjencë për të marrë trajtim në spital, ndërsa nuk dihet nëse janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftim paraprak: Më datë 03.09.2020, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident mjeti tip motor me drejtues shtetasin V. V., rreth 23 vjeç, banues në Kamenicë, me mjetin tip biçikletë me drejtues shtetasin V. M., rreth 65 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.