Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kontaktoi të enjten pasdite kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar zhvillimet në Mesdheun Lindor.
Ky komunikim telefonik pritej për shumë ditë dhe u zhvillua 24 orë pas ndërhyrjes publike të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, i cili kërkoi ndalimin e përshkallëzimit dhe fillimin e një dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.
Sipas mediave të huaja Presidenti turk i prerë në telefonatë është shprehur se:
“Ne jemi për një shpërndarje të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetet bregdetare të mund të fitojnë. Por Greqia, grekët qipriotë dhe vendet që e mbështesin atë, përshkallëzojnë tensionin dhe nuk promovojnë një zgjidhje të përbashkët.
Është e papranueshme për disa vende të mbështesin sjelljen “egoiste” dhe “të padrejtë” të Greqisë.
Turqia gjithmonë dhe kudo do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në çdo rast dhe veprim që nuk do të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Turqia mirëpret kontributin dhe përpjekjet e Angela Merkel dhe Gjermanisë për një zgjidhje”, tha Tajip Erdogan.