Një 19-vjeçar i identifikuar si Sejmir Bajrami, u mbyt pasditen e sotme në rezervuarin e fshatit Novosejë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i riu nga fshati Borje, nuk dinte not, ndërsa ishte duke u larë me disa shokë.
Trupi i viktimës ndodhet ende në rezervuar ku thellësia maksimale është 16 metra. Burimet shtojnë se kërkimet për të nxjerrë trupin e pajetë do të fillojnë ditën e nesërme.
Në njoftimin paraprak u tha se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kishin mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.(A.M/Faxweb.al)