Në përfundim të takimit me kryeministrin Avdullah Hoti në Washington, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se nuk mund të pranonte dokumentin ku flitej për njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, raporton media serbe Blic.
Pak para nisjes së takimit, Vuçiçit i ishte vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës. U citua madje edhe ministri serb, Sinisha Mali i cili konfirmoi këto raportime, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.
Pika 10, sipas medieve gazetës Blic, që botohet në Beograd, kërkon në mënyrë eksplicite që Serbia ta njohë Kosovën. Paragrafi me të cilin kërkohet njohja në origjinal në gjuhën angleze është si në vijim:
“Both parties commit to mutual recognition, and protection of ethnic minorities, restitution of propriety, resolving of the status of stateless individuals, and agree to open offices in charge of protecting and reporting annually on minority rights.”
Ndërsa e përkthyer në shqip:
“Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”.