21:16 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hoti pranon Shengenin Ballkanik pas kërkesës së Serbisë, ja pse e refuzonte një vit më parë

20:44 | 04/09/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Albin Kurtit, edhe Avdullah Hoti del kundër Minishengenit: Nuk merr pjesë në asnjë takim të Ramës dhe Vuçiçit

Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje me 16 pika në Shtëpinë e Basrdhë në SHBA, shumica e tyre me natyrë ekonomike, por edhe politike.

Ndërkohë që një nga pikat e marrëveshjes ishte edhe ajo e përfshirjes së Kosovës në zonën e Mini-Shengenit.

Në marrëveshje thuhej se: Të dy palët do të bashkohen me “zonën mini-Shengen”, të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019 dhe të përdorin plotësisht përfitimet e saj.

Por çfarë thoshtë Avdullah Hoti për Minishengenin një vit më parë?

Hoti theksonte se “Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016.”

Ai rreshtonte këto arësye: Ja disa arsye pse ky projekt nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve në regjion:

1. Ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle (tarifa, apo reciprocitet të plotë) për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, në radhë të parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.

2. Mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni.

3. E de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në kontekst të marrëdhënieve rajonale, pasi marrëveshja nënkupton delegimin e fuqisë shtetërore në minishengen.

4. Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në.

5. Krijon mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse për shkak se Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.

6. Si vendi me popullsinë dhe me ekonominë më të madhe në rajon, Serbia përmes kësaj ideje tenton ta mbajë sa më gjatë regjionin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balanceve të tjera gjeopolitike me rol të shtuar të Rusisë.

Etiketa: avdullah hoti
Pas

U infektua me Covid-19, flet për herë të parë këngëtari Blero

Para

Vdiq duke bërë sfidën e famshme të Tik Tok, zbulohet identiteti i 15-vjeçare (FOTO)

Para
Instagrami del nga moda, kush është aplikacioni i ri që e zëvendëson

Vdiq duke bërë sfidën e famshme të Tik Tok, zbulohet identiteti i 15-vjeçare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

OKB mirëpret planet për një raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Gonzato: Reformë zgjedhore deri në 2026, të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.