07:24 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera: Do i gjejë Viti i Ri me shtëpi të reja

11:28 | 05/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera:  Do i gjejë Viti i Ri me shtëpi të reja

850 banesa individuale të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.

Kemi mbyllur zyrtarisht menaxhimin e krizës për tërmetin e 21 shtatorit. Kemi shlyer pagesat cash për 1800 familje që patën dëmtime nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë janë rindërtuar 60 shtëpi, të cilat tërmeti i shtatorit i dëmtoi përtej riparimit. Mezi pres që të njëjtën gjë ta themi edhe për familjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kemi filluar me dhënien e shtëpive të para, që janë ndërtuar përmes procesit të rindërtimit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në terren po ecet me ritme mjaft të shpejta çka garanton se brenda Vitit të Ri 850 familje që humbën banesat individuale nga tërmeti tragjik i Nëntorit të shkuar do marrin çelësat e shtëpive të reja.

“Do të ndihmojmë 850 familje me shtëpi individuale. Ndaj, një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to. Në disa raste kontaktorët e kanë bërë shumë më shpejt sesa afati 8 javor, madje disa shtëpi kanë mbaruar për 3-4 javë, disa do ta marrin të plotë afatin 8 javor duke qenë se janë në zona më periferike rurale, ku edhe transporti bëhet me kafshë, sepse janë realisht zona të thella”, tha Veliaj.

Etiketa: Erion Veliaj
Pas

Vëllai e mori tek Fresku me armë në kokë dhe e ekzekutoi në Malin me Gropa, detaje si ndodhi vrasja Eglantina Bucit, u kthye ta varroste pas 4 ditësh

Para

FOTO/ Spitali si hotel luksoz, ja ku është shtruar Silvio Belusconi

Para
FOTO/ Spitali si hotel luksoz, ja ku është shtruar Silvio Belusconi

FOTO/ Spitali si hotel luksoz, ja ku është shtruar Silvio Belusconi

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.