Në Gjykátën Shkodrës, u zhvillua seanca gjyqèsore për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit italian Cristino Trapani, i cili me datë 31 gusht 2020, u kap në Pikën e Klimit Kufitar të Muriqanit, në tentativë për të tráfikuar 52 kg lëndë të përzier çokollate kánabisi të paketuar në tre bombula gazi.
Shtetasi italian Cristino Trapani, në praninë e avokatit Anton Kosteri, deklaroi përpara gjykatëses se lënda nárkotike e gjetur ishte e veta dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu, ai pretendoi se këtë veprim e ka kryer për shkak të gjendjes së rèndë ekonomike. Prokurori Astrit Halilaj kërkoi másën e sigurisë “Arrèst me Burg”, por gjithashtu shprehu interes ndaj të árrestuarit që ky të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ndërkohë, avokati Anton Kosteri dhe vetë shtetasi italian kërkuan másën e sigurisë “Arrèst në shtëpi”, por gjykata vendosi ta lerë shtetasin italian në bùrg pa një afat të caktuar.