04:35 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Isa Mustafa zbardh prapaskenat e takimit të Hotit me Vuçiç në “Shtëpinë e Bardhë”: E padrejtë të thuhet se LDK fali Ujmanin, ja çfarë diskutova me Haradinajn

12:50 | 07/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Speciet që nuk i shqiten pushtetit…”, gazetari i ‘përvishet’ Mustafës: Isë, eja në Tiranë, gjej një vend pranë Baba Takut!

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se e vërteta për marrëveshjen në Uashington nuk është ajo që është duke u raportuar në disa media.

Mustafa në Facebook ka thënë se formulimi i pikës për Ujmanin nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në ditën e takimit në Shtëpinë e Bardhë me datë 4 shtator.

Një gjë e tillë sipas Mustafës ka ndodhur me datë 3 shtator, kur edhe thotë se është njoftuar nga kryeministri për harmonizimin e formulimit.

Mustafa ka dhënë edhe detaje për komunikimin që ka pasur me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.

Të nderuar qytetarë

E vërteta për marrëveshjen në Ëashington, sa i përket Liqenit të Ujmanit, nuk është kjo që po raportohet nga disa media.

Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator).

Me z. Haradinaj kemi  komunikuar me telefon dhe me mesazhe me dt 3 shtator, jemi takuar dhe kemi pirë kafe me dt 4 shtator në ora 10 paradite. E kam informuar se teksti për Ujmanin, ashtu siç më është prezantuar nga z. Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën  serbe, prandaj se nuk ka vend të shqetësohemi. Kemi  vazhduar të komunikojme edhe pasdite, me kohen tone lokale.

Në bisedë me mua, z. Haradinaj ka shprehur kërkesën  që teksti (ky që është nënshkruar e jo ndonjë tekst tjeter) të mos nënshkruhet si marrëveshje me Serbinë por vetem me SHBA-të, ose që në marrëveshje të mos përmendet Ujmani, por vetëm fizibiliteti për ujërat.

Jam informuar nga Kryeministri, pasi ia kam prezantuar këto shqetësime, se pala amerikane nuk pajtohet të bëhen ndryshime të marrëveshjes dhe se mbetet ose të nënshkruhet marrëveshja ashtu siç është dakorduar ditën e 3 shtatorit ose të mos nënshkruhet.

Unë jam informuar  nga z. Haradinaj më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së, ( në ora 15:19 min) iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe une edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të.

Punët e qeverisë këkojnë besim dhe bashkëpunim. I tillë është edhe dialogu. Kryeministrin dhe qeverinë e kemi zgjedhur dhe i kemi dhënë besimin si partner të koalicionit, prandaj vetëm mbi këtë bazë mund të funksionojë qeveria dhe ta bëjë punën e saj.

Është e padenjë dhe e padrejtë  të tentohet të krijohet opinioni se njëri partner  në dialog e fali Ujmanin ndërkaq tjetri e shpëtoi.  IM

Pas

Sekuestrohet një sasi e madhe parash dhe bizhuterish në portin e Durrësit

Para

Humbja e 44 milionë dollarëve me kompaninë greke, LSI nxjerr emrat: Haxhinasto vuri në dijeni Ramën, të merren në pyetje Ahmetaj, Çano, Qendro e Balla

Para
Haxhinasto: Ashtu siç kanë bërë vendet e tjera, duhet një pakt kombëtar për Integrimin!

Humbja e 44 milionë dollarëve me kompaninë greke, LSI nxjerr emrat: Haxhinasto vuri në dijeni Ramën, të merren në pyetje Ahmetaj, Çano, Qendro e Balla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.