Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë javës së kaluar u bë temë diskutimi me reagimin e tij të çuditshëm, në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se Serbia do zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ai shikon edhe njëherë dokumentin që e kishte para vetes për t’u siguruar se çfarë kishte nënshkruar, duke lënë të dyshohet se nuk e kishte lexuar fare atë.
Ky moment që u bë viral në rrjetet sociale dhe që u përfol shumë gjatë takimit mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, duket se nuk i ka pëlqyer fare presidentit serb, i cili reagimin e tij është munduar ta arsyetoj para qytetarëve të vendit të tij.
“Shumë personave nuk u ka ardhur mirë. Po thonë se nuk e kam lexuar marrëveshjen. Tërë ditën e natën, më shumë se 500 herë e kam kontrolluar çdo fjali. Por, doli se na i kishin ndërruar ‘letrat’ kur i kemi nënshkruar”, ka deklaruar Vuçiç.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020