04:19 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrau tre persona se nuk paguan drekën në lokal, kush është i dënuari që vdiq sot te “Shefqet Ndroqi”, i prekur me Covid dhe djali i tij që ndanin qelinë

13:06 | 09/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Luftë’ për një vend në Sanatorium/ Spitali Covid 2 ka vetëm 10 shtretër të lirë, pse numri i të shtruarve është shumë herë më i madh se ai që raporton Ministria

Caush Banaj është i dënuari që ka humbur jetë si pasojë e Covid 19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Banaj, 74 vjeç ishte dënuar për vrasje të trefishtë së bashku me djalin e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin e largët 1997 në zonën e Ballshit. Përveç 74-vjeçarit i prekur me Covid është edhe djali i tij Enkelejdi.

Historia e vrasjes së trefishtë për shkak se nuk paguan drekën

Çaush e Enkelejd Banaj, babë e bir kanë pasur në pronësi një ndërtesë dy katëshe, kati i parë i së cilës shërbente si bar -restorant, ndërsa kati i dytë si ambient banimi.

Në datën 27.06.1997, rreth orës 20.00, në lokalin në pronë e Banajve kanë shkuar për të ngrënë darkë shtetasit Gentjan Nuhaj, Luftar Shehaj dhe Afrim Nuhaj, që të tre banorë të fshatit Usojë të Rrethit Mallakastër.

Pasi kanë përfunduar darkën në verandën e lokalit, ata kanë debatuar me Çaushin, pasi kishin pretendime në lidhje me pagesën. Menjëherë pas debatit të krijuar, Çaush Banaj futet brenda në lokal dhe pasi bisedon me djalin e tij, Enkelejdin, vendosin të reagojnë me armë ndaj tre klientëve të tyre.

Çaush Banaj merr një pistoletë dhe pasi del nga prapa një kolone të lokalit qëllon mbi viktimat, ndërsa Enkelejdi qëllon nga ballkoni i katit të dytë, po mbi viktimat, me një automatik. Nga goditjet që bëjnë bab e bir është realizuar vrasja e të tre shtetasve.

Më pas të afërmit e tre viktimave kanë shkatërruar ndërtesën dy katëshe pronë e të gjykuarve.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Beqaj tha se nuk “gjendej” as në Tiranë as në Shkodër, zbulohet ku është “arratisur” ish-ministri Bushati

Para

Plagosi me varësen e qafës bashkëmoshatarin gjatë një konflikti, arrestohet 17-vjeçari

Para
Alárm në Berat/ Hoxha dhe mjeku dalin pozitivë me kòroronavirus, njëri në gjendje të rèndë shëndetësore (DETAJET)

Plagosi me varësen e qafës bashkëmoshatarin gjatë një konflikti, arrestohet 17-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.