06:49 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk kanë të sosur telashet/ Inspektori i Tatimeve që u arrestua sot, u rrah keq disa vite më parë nga biznesmeni në Tiranë pasi e kishte gjobitur

18:51 | 10/09/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk kanë të sosur telashet/ Inspektori i Tatimeve që u arrestua sot, u rrah keq disa vite më parë nga biznesmeni në Tiranë pasi e kishte gjobitur

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 37-vjeçarin Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, pasi merrte pagesa 5 mijë euro nga subjektet private për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.

Pas arrestimit të tij, inspektori po ashtu u lirua menjëherë edhe nga detyra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Por telashet për inspektorin Erion Trungun me bizneset kanë qenë të vazhdueshme. Në vitin 2015, bëhet me dije se Erion Trungu së bashku me kolegun e tij Arian Xheblati janë dhunuar për shkak të detyrës, pasi gjobitën një biznes në Tiranë.

Në atë kohë policia njoftonte se Fatmir Sulaj dhe Fredi Keta kanë goditur inspektorët e tatimeve Erion Trungu dhe Arian Xheblati, pasi kishin gjobitur biznesin sepse kasa fiskale nuk ishte funksionale.

Në këto kushte, biznesmenit iu vendos një gjobë, por vetë pronari nuk ishte prezent. Vetëm pak minuta më vënë, Sulaj i telefonon njërit prej 2 inspektorëve, duke i kërkuar një takim për të sqaruar nga afër punën e gjobës.

Së bashku me pronarin vjen edhe shoku i tij Fredi Keta, i cili kishte njohje me të 2 tatimorët. Vendi i takimit u caktua te stadiumit “Selman Stërmasi”, pranë një lokali. Biseda u acarua nga vetë pronari Sulaj, duke goditur dhe ofenduar inspektorët, ku këta të fundit bënë denoncimin në policinë e kryeqytetit. Njëri nga dy inspektorët mori edhe ndihmë mjekësore pas disa plagëve pa pasoja të rënda për shëndetin.(M.Q/Faxweb.al)

Pas

E bujshme/Më 26 prill Meta gati të lërë mandatin e Presidentit, oferta: Më lini Kryeministrinë ose Ministrinë e Brendshme, për 48 orë jemi vendi më i sigurt

Para

U tha se do të iki nga ‘Portokallia’, aktorja konfirmon largimin: E di që do t’ju mungoj, por…

Para
U tha se do të iki nga ‘Portokallia’, aktorja konfirmon largimin: E di që do t’ju mungoj, por…

U tha se do të iki nga 'Portokallia', aktorja konfirmon largimin: E di që do t'ju mungoj, por...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.