Hoti ka kërkuar që Kosovës ti liberalizohen vizat, duke shtuar se janë të përkushtuar në integrimet evropiane. Po në këtë takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Von Cramon, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave ajo ka thënë se këtë proces po e bllokon Franca. Sipas saj, lufta për integritet, transparencë e kundër korrupsionit do ndihmonte në ndryshimin e qasjes së francezëve për këtë temë.
Ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, sipas Von Cramon i ndihmon më shumë fushatës së Trump, sesa popullit të Kosovës. Ndërkohë, qasjen e Grenellit ndaj Kosovës ajo e cilëson më shumë si polarizim i situatës.
Teksa thotë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Viola Von Cramon, është emëruar raportuese për Kosovën pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian.