05:35 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkohet dhe lirohet nga Forcat e Armatosura dhe nga ushtria Artur Meçollari (Motivacioni)

17:03 | 11/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkohet dhe lirohet nga Forcat e Armatosura dhe nga ushtria Artur Meçollari (Motivacioni)

Është liruar dhe shkarkuar nga detyra e Forcave të Armatosura dhe nga ushtria Artur Meçollari.

Meçollari është liruar nga detyra me pretendimin e shkeljeve të rënda disiplinore, dhe për këtë është shpallur fajtor dhe është marrë masa disiplinore shumë e rëndë “Shkarkimi dhe lirimi nga Forcat e Armatosura”.

Motivacioni i shkarkimit të Meçollarit nga Forcat e Armatosura është bazuar në pikën 2 të nenit 12 të ligjit 173/2014, pasi kryerja e shkeljes së tretë disiplinore brenda një periudhe njëvjeçare, konsiderohet shkelje shumë e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet shumë të rënda, sipas nenit 13 të këtij ligji.

Në bazë të nenit 13, Meçollari është shkarkuar për shkak të përdorimit, shpërndarjes apo vendosjes së mjeteve ose ambienteve ku shërbejne Forcat e Armatosura, të simboleve apo reklamave të organizatave, politike apo shoqërore me përjashtim të atyre me karakter humanitar.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti Artur Meçollari, Zv/Komandant i Flotës Detare Shqiptare u lirua nga detyra me urdhër të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kapiten i parë Meçollari, do vinte në dispozicion të një mikut të tij ish-ushtarak, një prej anijeve të flotës tonë detare për të kryer ceremoninë e dasmës së të birit, ky i fundit civil.

Vetë Meçollari deklaroi për mediat në atë periudhë se nuk ka qenë ai që e ka dhënë lejen për zhvillimin e ceremonisë, por një titullar nga Ministria e Mbrojtjes, ministri e cila edhe firmosi shkarkimin e tij.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari në atë kohë (lexo këtu).

Artur Meçollari nuk është një emër i panjohur për publikun edhe më herët. Ai është konsideruar edhe si spiun nga ish-Kryeministri Berisha, kur iu atashua grupit të negociatorëve për kufirin detar me Greqinë, dy vite më parë.

Ai ishte shkarkuar me herët dhe liruar nga ushtria për shkelje të betimit ushtarak, me urdhër të ish-Ministrit Imami, por u rikthye në detyrë pas vitit 2013. Së fundmi, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është emëruar Gjeneral Bajram Bega, një ushtarak karriere dhe emër i njohur brenda radhëve të hierarkisë së lartë ushtarake.(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: artur mecollarilirohet dhe shkarkohet nga detyra
Pas

VIDEO/ Zjárr masiv në Karbunarë, në mungesë të zjarrfikëseve banorët të dëshpëruar shohin të digjen ullinjtë plot me prodhim

Para

“Pse éksitoheni?!”, Artan Fuga bën për ujë të ftohtë Shahinin dhe Lleshajn: Na hapën barkun, të pushuarit deklarojnë paraprakisht vetëpushimin

Para
“Pse éksitoheni?!”, Artan Fuga bën për ujë të ftohtë Shahinin dhe Lleshajn: Na hapën barkun, të pushuarit deklarojnë paraprakisht vetëpushimin

“Pse éksitoheni?!”, Artan Fuga bën për ujë të ftohtë Shahinin dhe Lleshajn: Na hapën barkun, të pushuarit deklarojnë paraprakisht vetëpushimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.