Profesori Artan Fuga, përmes një postimi në facebook ka ironizuar me largimet që pritet të bëhen nga kabineti qeveritar përpara zgjedhjeve të vitit 2021. E para e cila ka konfirmuar largimin nga posti, dhe mospërfshirjen në fushatë ka qenë ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila u shpreh se do të rikthehet për të vazhduar jetën e saj në Kosovë.
Gjithashtu ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se posti që mba nuk është i përjetshëm duke nënkuptuar një largim të mundshëm nga detyra. Për këto dy prononcime, akademiku Fuga është shprehur me nota të théksuara ironie se të pushuarit po deklarojnë paraprakisht vetëpushimin e tyre.
Postimi i plortë i Fugës: Cfarë komedie!
Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë! Si lloj “vetëvrásjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!
Ne nuk jemi Turi! Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin! Cfarë qejfi me veten!
Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!
Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them! Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse éksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!
Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria! Si nuk u mërzitët xhanëm!