08:33 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentoi të transmetonte live vdékjen e tij, Facebook bllokon 57-vjeçarin

17:48 | 11/09/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të transmetonte live vdékjen e tij, Facebook bllokon 57-vjeçarin

57-vjeçari Alain Cocq vuan nga një sëmundje vdékjeprurëse, e cila bën që muret e arterieve të tij të ngjiten së bashku. Ai thotë se ka qenë në një “fazë terminale” për më shumë se 30 vjet dhe kërkon “të drejtën për të vdékur”.

Éutanazia ose “e drejta për të vdékur” është e paligjshme në Francë. Megjithatë, mjekët lejohen të vendosin pacientë të sëmurë terminalë në gjumë të thellë, vetëm atëherë kur vdékja është shumë afërt.

Alain, në muajin Korrik, i kishte shkruar presidentit francez Emmanuel Macron, duke përshkruar “vuajtjet e tij jashtëzakonisht të mëdha” dhe duke kërkuar leje për të vdékur “me dinjitet”.

Macron i ishte përgjigjur duke thënë se  ishte “shumë i prekur” nga letra, por nuk mund të pranonte kërkesën për éutanazi dhe i kishte shpjeguar se as ai vetë “nuk ishte mbi ligjin”.

Pas refuzimit të kërkesës nga ana e Macron, të shtunën Alian ishte betuar “live” në Facebook se do të refuzonte ushqimin, pijet dhe ilaçet derisa të vdiste. Ai njoftoi se kishte mbaruar “vaktin e tij të fundit” duke thënë “e di që ditët në vazhdim do të jenë të vështira, por unë kam marrë vendimin tim dhe jam i qetë”.

Facebook në të njëjtën ditë bllokoi llogarinë dhe planin e tij për të transmetuar “ live” vdékjen e tij të ngadalshme.

“Megjithëse ne respektojmë vendimin e Z. Cocq për tërhequr vëmendjen rreth një çështjeje kaq komplekse, pas këshillave të ekspertëve  kemi marrë masa për të parandaluar transmetimin e drejtpërdrejtë në llogarinë e Alain”, kjo deklaratë erdhi nga një zëdhënës i Facebook, duke shtuar se kompania nuk mund të lejojë portretizime të vetëvrasjeve.

Plani i Cocq vazhdoi deri të mërkurën, kur më në fund hoqi dorë dhe deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se nuk kishte më forcë për të luftuar dhe se do të pranonte ndihmë mjekësore.

Ai u shtrua në spital në qytetin e Dijon, por nuk ka hequr dorë nga dëshira “për të shkuar, pa vuajtje” dhe vazhdon të bëjë thirrje për ndryshim legjislacioni, duke kërkuar që njerëzit të cilët kanë sëmundje terminale, të lejohen të vdésin siç dëshirojnë.

Éutanazia është temë e cila në vazhdimësi gjatë historisë ka nxitur diskutime kontraverse në vende të ndryshme. Debati për lejimin ose jo të saj është mjaft i përhapur edhe në Francë, por disa grupe të mëdha dhe me ndikim, përfshirë Kishën Katolike, e kundërshtojnë atë në mënyre të rreptë për arsye morale.

 

Pas

Konflikti në Mesdhe/ Një ditë para vizitës në Qipro, SHBA mesazh të prerë Turqisë: Lër anijet luftarake dhe fillo dialogun

Para

Pas një heshtje të gjatë, Fatmir Xhafaj flet për “brrylat brenda PS-së”: Servilët investojnë shkrime dhe emisione kundër meje!

Para
Pas një heshtje të gjatë, Fatmir Xhafaj flet për “brrylat brenda PS-së”: Servilët investojnë shkrime dhe emisione kundër meje!

Pas një heshtje të gjatë, Fatmir Xhafaj flet për "brrylat brenda PS-së": Servilët investojnë shkrime dhe emisione kundër meje!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi iranian në Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 200 të plagosur

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.