07:00 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shishet e ujit të rrinin në tavolinë”, ministria nxjerr pacienten e shëruar nga Covid të zbulojë ç’ndodh brenda Infektivit: Jemi si në turizëm!

18:12 | 11/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shishet e ujit të rrinin në tavolinë”, ministria nxjerr pacienten e shëruar nga Covid të zbulojë ç’ndodh brenda Infektivit: Jemi si në turizëm!

Situata me Covid-19 në vendin tonë paraqet shifra të larta të personave të infektuar, ndërkohë që çdo ditë raportohet për pacientë që kanë ndërruar jetë.

Sakaq në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, ku aktualisht po trajtohen 188 pacientë, janë ngritur dyshime për mënyrën sesi po menaxhohet situata në brendësi, kjo për shkak të dy ngjarjeve të rënda që ndodhën, ku dy pacientë me Covid-19 i dhanë fund jetës duke u vetëhedhur nga spitale.

Për të qetësuar qytetarët, një javë pas ngjarjes së rëndë ku u vetëhodh një pacient nga spitali Covid2, ministria e Shëndetësia publikoi një video në mediat sociale ku lavdërohet puna dhe shërbimi brenda spitaleve.

Me një imazh të kuruar dhe një zë pa emocione, nënë Mariana siç raporton ministria është kthyer në shtëpi e shëruar dhe thotë fjalë zemre për mjekët dhe infermierët që i shërbyen në spitalin infektiv.

Nënë Mariana, madje arrin deri aty sa e cilëson spitalin si një vend turizmi, aq e mrekulluar ka mbetur nga shërbimi i stafit spitalor, që nuk vihet në dyshim…

“Bëra skanerin e dytë. Kur bëra skanerin e dytë mjeku më tha se isha përkeqësuar shumë dhe atëherë mora 127 erdhën më shtruan në spital. Më bënë kontrollet analizat dhe procedurën që bëhet për Covid-19. Me ato djem dhe ato vajza që të shërbejnë pa hesap. Që të ndërrojnë, që të ushqejnë që të shoqërojnë, me një mjekim special duke të ndenjur tek koka, ushqimi special. Pastërtia?! Nuk di çfarë të them për pastërtinë!

Të vinin çarçafët të palosur, të hekurosur, uji se kam dëgjuar të thonë nga rrjetet sociale si janë kushtet në spital. Është turp i thash, jemi si në turizëm. Të vij uji dhe të lutet infermieri të pish ujë dhe të rrinë shishet rreshtuar në tavoline! Një shërbim i përkryer. Skaneri i tretë doli shumë mirë. Mua mu shpëtua jeta. Kam qarë, jemi të lumtur. Them o zot për këto njerëz nuk kam fjalë për ti falenderuar.”- u shpreh nënë Mariana. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Pas

Deputeti danez nominoi Kosovën për çmimin nobel të paqes, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Para

VIDEO/ Gjiri i Vlorës shndërrohet në një varrezë anijesh të vjetra, fundoset një tjetër mjet lundrues

Para
VIDEO/ Gjiri i Vlorës shndërrohet në një varrezë anijesh të vjetra, fundoset një tjetër mjet lundrues

VIDEO/ Gjiri i Vlorës shndërrohet në një varrezë anijesh të vjetra, fundoset një tjetër mjet lundrues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.