Sipas raportimeve nga OBSH-ja ditën e diel janë regjistruar një numër rekord infektimesh ditore duke kapur shifrën e 307 930 persona pozitiv me koronavirus.
Numri i viktimave ishte në kuotën e 5 500 të vdèkur duke e çuar numrin në 917 417 në total. Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në tre vende, me 94,372 në Indi, 45,523 në SH.B.A. dhe 43,718 në Brazil.
Lajmi vjen ndërsa një zyrtar i OBSH-së ka paralajmëruar se Evropa ka të ngjarë të shohë një rritje të numrit të vdèkjeve ditore në tetor dhe nëntor.
“Do të bëhet më e ashpër … në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdèkshmëri,” i tha sot agjensisë së lajmeve AFP drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.
Numri i rasteve është rritur në një numër vendesh evropiane javët e fundit, me Spanjën dhe Francën që kanë përjetuar kulmet më të mëdha.