03:43 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me një ”CV” të pasur në vrasje dhe në drogë, GJKKO jep dënimin në mungesë për Donart Konjarin, si arriti të arratisej nga Shqipëria

14:36 | 14/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi i makinës me tritol. Kush është Artan Bylyku, kunati i të fortit të Tiranës

GJKKO ka shpallur fajtor në mungesë Domart Konjarin, duke e dënuar me 15 vite heqje lirie. Konjari është akuzuar dhe gjetur fajtor për veprat penale ‘trafik droge’, pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash, falsifikim dokumentesh e tentativë për të korruptuar policinë.

Konjari është gjykuar në mungesë. Në vitin 2016 ai u kthyer në mollë sherri mes Shqipërisë dhe Francës, pasi në Francë ai kërkohej për trafik kokaine në disa episode.

Ai u paraqit në kufi me pasaportën  false me emrin Arben Lazri, pas konfirmimit ai u arrestua, por një vendim gjyqësor e liroi dhe Konjari u arratis.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut. Si pasojë e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së drogës në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosje, emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Aty përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku. (E.K/Faxweb.al)

Pas

“Nervida ka nevojë për gjak, është në gjendje të rëndë,”, flet babai i vajzës së plagosur në Elbasan: Kur u zgjua kërkoi shoqet e saj

Para

‘Integrimi i Shqipërisë duhet të vijojë’, kryeministri Conte: Ballkani mund të kthejë sytë nga Turqia,Kina dhe Rusia

Para
Numri i lartë i vdèkjeve me Covid, prokuroria do marrë në pyetje Conten

'Integrimi i Shqipërisë duhet të vijojë', kryeministri Conte: Ballkani mund të kthejë sytë nga Turqia,Kina dhe Rusia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.