Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dáshura, e cila prej disa kohësh po përjeton një histori dáshurie. Ndonëse ka zgjedhur që ta mbajë privat identitetin e tij, është zbuluar se quhet Francesko dhe ushtron sportin e xhudos.
Rreth një javë më parë, Fjoralba ka folur për partnerin në Instagram në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit. Një prej fansave të saj si duket e ka parë bukuroshen shqiptare me një çun simpatik dhe të gjatë në rrugë, dhe këtë ia ka shkruar edhe në “Q&A” që moderatorja zhvilloI në Instagram dhe ajo nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.
“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”.- shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit.” Faktin që është i gjatë moderatorja e tregoi në një Instastory ku i mbuloi fytyrën.