Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut 8 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije së në 24 orët e fundit janë realizuar 1545 testime, prej të cilëve 144 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Ndërkohë 97 pacientë kanë fituar betejën, duke e çuar në këtë mënyrë numrin e përgjithshëm të shëruarve në 17,732. Rastet me koronavirusi: Në Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, Tetovë-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumicë-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushevë-2, Koçan-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.