Ditën e sotme u bë me dije se sekretari i Përgjitshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Nderca ka dhënë dorëheqjen nga ky post dhe në vend të tij është emëruar Elena Pici, një emër jo fort i njohur në radhët e politikës.
Pasuesja e Ndrecës, Elena Pici ka një profil shumë të ulët në media, mëgjithatë është zbuluar se sekretarja e Lleshajt ka marrë pjesë një rolin e kamarieres në klipin “Mirëmëngjes” të këngëtarit Alban Skënderaj.
Sakaq gazetari Klajdi Bodlli, në një shënim në mediat sociale, zbulon se pas emërimit të Elena Picit, fshihet sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi.
Sipas gazetarit, Ëngjël Agaçi po synon që të kapi edhe ministrinë e Brendshme, pasi Elena Pici para se
të merrte këtë post ka qenë koordinatore e Engjëll Agaçit dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të tij.
“Engjëll Agaçi kap dhe Ministrinë e Brendshme! Pas reformës në drejtësi, KPK dhe KPA, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi kap dhe Ministrinë e Brendshme.
Lufta për tenderat që bën ministria e Brendshme po ha kokat një nga një. Pas pafuqisë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Sandër Lleshi është i pafuqishëm sot dhe ndaj Sekretarit të Përgjithshëm.
Sekretarja e re e Përgjithshme e kësaj ministrie, Elena Pici para se të merrte këtë post ka qenë koordinatore e Engjëll Agaçit dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të tij. Më parë ka qenë dhe figurante nëpër klipe këngëtarësh të njohur.
PS: Sot Sandër Lleshaj është ministër i Brendshëm vetëm formalisht”- shkruan gazetari.