Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit. Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste me koronavirus, me numrin e të infektuarve që ka shkuar në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821. (F.M/Faxweb.al)