Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Borizanës, ku një taksi me 6 emigrantë të paligjshëm sirianë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Policia ka ndaluar 6 sirianë, njëri prej tyre është dërguar në spital. Gjithashtu u ndalua edhe shoferi i taksisë që po transportonte sirianët drejt veriut, me destinacion vendet e BE-së.
5 emigrantët e tjerë sirianë dhe drejtuesi i taksisë janë në gjendje të mirë shëndetësore duke mos u dëmtuar nga aksidenti. Ata janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në rajonin e policisë së Fushë Krujës.