Një álárm për bòmbë në një nga objektet simbolike të Francës, kullën Eiffel, ka kriuar një situatë tmèrri për turistët që ndodhen në pritje për të vizituar objektin. Pòlicia ka èvakuar të gjithë personat aty pranë.
Kërcënimi i sulmit me bòmbë u raportua në polici rreth mesditës. Forcat e zbatimit të ligjit janë vënë në kontakt me kompaninë që menaxhon Kullën Eiffel dhe “kërkimi ka filluar”, është shprehur një burim ligjor për Paris News.
Gjatë ndërhyrjes u vendos një perimetër sigurie në lagjen përreth ndërtesës. Imazhet e filmuara nga një gazetar nga BFM Paris tregojnë praninë e policisë së armatosur në rrugët ngjitur, të cilët nuk lejojnë afrimin e qytetarëve brenda perimetrit të rrezikut . Trafiku i automjeteve në këtë zonë është ndërprerë dhe këshillohet të shmanget.
Les abords de la Tour Eiffel sont bouclés par la police. Il y a une alerte à la bombe. La circulation est déviée Quai Branly. – @BFMParis pic.twitter.com/WZnWytKk0f
— Barthelemy Bolo (@B2Bolo) September 23, 2020