Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka zyrtarizuar vendimin për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e kuvendit deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi.
Fillimisht Ruçi i ndërpreu fjalën deputetit pas akuzave të forta që Alimadhi bëri ndaj Ruçit, duke e quajtur atë ‘komunist të ndyrë’ dhe Partinë Socialiste si ‘partinë krim.inale komuniste’. Ruçi i ndërpreu deputetit fjalën me argumentin se kishte kërkuar të fliste për procedurë, por deklaratat e tij nuk kishin lidhje me procedurën e seancës.
Pas ndërhyrjes së Ruçit, Alimadhi nuk pranoi të lirojë foltoren. Pas kësaj përpla.sje, Ruçi vendosi përjashtimin e Alimadhit, nga punimet e kuvendit, për 10 ditë.
Alimadhi u shpreh në Fax News se është prekur mos respektimi i të drejtës së fjalës dhe thotë se PS është parti hermetikisht e mbyllur me mendime komuniste.
Alimadhi: Këta janë komunista, u duk sot. Gramoz Ruçi dhe gjithçka përfaqëson partia kriminale socialiste nuk është larguar nga kjo mendësi. Këtë doja të paraqisja. Këta një dy thonë “ballist që janë bashkëpunëtorë”. Këtu shkelen të drejtat dhe liritë e individëve dhe vaj hallit të jesh deputet dhe të ngrihesh e të marrësh fjalën për procedurë, ai shkaktoi gjithë këtë problem që nuk më shkon as mua për shtat. Ajo që më preku më shumë ishte mosrespektimi i të drejtave të fjalës së deputetit. Në thelb nuk e dinte për cfarë do flisja. Unë do flisja vetëm për projekt rezolutën, asgjë tjetër.