Ministrja e re e Arsimit është betuar përpara presidentit Meta, pasi mori 104 vota pro në Kuvend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi shprehet se detyra që ka marrë e ngarkon me përgjegjësi të lartë, ndërsa shton se prejardhja nga Elbasani ia rrit edhe më shumë vullnetin.
“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë.
Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku”, shkruan Kushi në postimin e saj në rrjetet sociale.
Kushi zëvendësoi në postin e ministres Besa Shahinin, e cila u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, dhe me shumë gjasa do ti bashkohet lëvizjeve politike në Kosovë. (E.K/Faxweb.al)