Banorët e pallatit ku për 5 orë 71 vjeçari Lefter Zhidru luftoi me policinë e shtetit, RENEA-N dhe FNSH duke mbetur i ekzekutuar kanë dalë më në fund nga banesat e tyre, ku po qëndronin pa lëvizur sipas udhëzimeve të efektivëve të pranishëm në operacion.
Nga pamjet e siguruara nga Fax News vërehet që shumica nxitojnë të dalin, nën ankth por dhe të çliruar pas marrjes fund të një prej episodeve më të dhunshme të këtij viti…
Qyteti i Elbasanit dhe banorët e zonës përreth përjetuan prej më shumë se 5 orësh një luftë të vërtetë, teksa dëgjoheshin të shtëna në breshëri dhe shpërthime.
Pas një rezistence prej 5 orësh, duke tmerruar dhe krijuar ankth tek banorët, përfundoi fatalisht ngjarja në Elbasan, me vrasjen e 71-vjeçarit Lefter Zhidru i cili hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi dy rinjtë Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.
Forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin, pasi ky i fundit vijojë që nga banesa e tij të qëllojë kundrejt efektivëve të policisë, megjithë përpjekjen e këtyre të fundit për ta bindur që të dorëzohet.
Gjatë neutralizimit të të moshuarit, forcat RENEA hodhën gaz lotësjellës në apartamentin e ish-bashkëshortes së Zhidrusë, dhe më pas janë dëgjuar të shtëna armësh nga të dyja palët.
Mësohet se në banesën e të moshuarit u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla. Një pjesë e banorëve ishin ende në banesat e tyre, të paevakuar të cilëve policia u kërkoi vazhdimisht që të ruanin qetësinë dhe të mos lëviznin.