Kanë kaluar një muaj që Silvio Berluskoni është infektuar nga Covid-19 dhe ende nuk është shëruar.
Ndonëse nuk shfaq më simptoma por rezultati i tamponit të fundit rezultoi sërish pozitiv. Mediat italiane kanë shkruar se miqtë e tij janë shprehur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka thënë se ndjehet si një “luan në kafaz”.
Më 29 shtator presidenti i Forza Italia mbush 84 vjeç, por për të këtë vit nuk është planifikuar asnjë festë, (të paktën deri më tani).
Kujtojmë se ai doli nga spitali i San Raffaele-s, rreth dhjetë ditë më parë, ku mori trajtim të specializuar.