Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se duke filluar nga data 1 tetor do të lejohet hapja e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura.
Por siç duket ministri i Turizmit Blendi Klosi nuk ka pritur që të zbatojë urdhin e koleges së tij, pasi sot ka organizuar takime në ambiente të mbyllura dhe pa distancë.
Pamjet që shihni janë nga takimi me biznesin në Vlorë, ku shihet qartë që nuk respektohet distanca fizike.
Nëse për subjekte të tjerë janë marr masa administrative nga policia, në takimin e djeshëm ka qenë vet prezent drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe drejtorë të institucioneveshëndetësore e jo vetëm dhe nuk është marrë asnjë masë.