Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Fax News mëson se fokusi i takimit është bashkëpunimi institucional dhe ai ndërkombëtar, për luftën kundër veprave penale ne fushën e trafiqeve të paligjshme dhe pastrimi i parave. Diskutimet do të ndalen tek bashkëpunimi kryesisht me Europol, dhe vendet e tjera si Britania, Spanja, Austria, Belgjika, Kosova, vendet Nordike, Franca e SHBA.
Kujtojmë se 4 ditë më parë kryeprokurorja e Tiranës thirri një tjetër takim me drejtuesit e lartë të policisë lidhur me kriminalitetin në vendin tonë dhe ngjarjet e fundit.
Elisabeta Imeraj së bashku me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi si dhe një sërë drejtuesish të Hetimit të Krimit diskutuan dhe analizuan punën për ngjarjet e fundit kriminale. Mbledhja ishte thirrur nga Kryeprokurorja dhe u mbajt me dyer të mbyllura.