Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se nuk ka kopjuar asgjë nga programi ekonomik i PD-së dhe Lulzim Bashës, ndërsa nuk mungoi asnjë bátutë me gazetaren që i bëri pyetjen. Sipas kreut të qeverisë, ai nuk ka marrë asnjë shembull nga premtimet e Lulzim Bashës për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, dhe shton se Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë shalqínj të provuar në qeverisje.
“Vdèksha unë për ty dhe për zotin Basha, këtë fjalën kopje programesh, them që ta përjashtoni nga fjalori i komunikimit, pastaj ka një ndryshim të madh në mes asaj që e thote dikush dhe kush e bën. E marrim të mirqëenë që është e njëjta gjë ajo që po bëjmë ne sot për mjekët.
Rritjen e pagës së mjekëve do e bëjmë ne, deti kos nuk bëhet, të rrisësh pagat deri në 40 % për mjekët dhe infermierët, të rrisësh në mënyrë të konsiderueshme pagat e mësuesve, dhe të rritësh pagën miminale, e të mbash stabël financat e vendit, kjo është qeverisje.
Por të hapësh thesin kur vinë zgjedhje, e të premtosh lugë floriri, kjo është për të qeshur. Fati i mirë është se ne këta i kemi parë, bile bile, sidomos kësaj Luli, Saliu, Iliri Monika, janë shalqí që janë provuar disa herë, dhe janë të papjekur”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)