Gjykata e Beratit ka vendosur që të shtyjë me 20 ditë të tjera masë e arrestit në burg për inxinierin e pyjeve Karafil Bregu. Bregu u arerstua për vdekje e punonjësit Shkelqim Metkaj në qytetin e Beratit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e datës 27 gusht, ku punonjësi i bashkisë së këtij qyteti ndërroi jetë tragjikisht pasi u rrëzua teksa ishte duke krasitur një pemë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës”
Punonjësi i shërbimit të Bashkisë, kishte arritur ta priste pjesën e kurorës së pemës, por në përfundim të punës shkalla mbi të cilën kishte hipur rrëshkiti dhe kjo bëri që 46-vjeçari të humbasë kontrrollin dhe të rrëzohet fatalisht duke humbur jetën. Gjatë rënies së tij shara elektrike vazhdonte të ishte ndezur.
Për këtë rast u arrest inxhinieri i Bashkisë për mos marrjen e masave të sigurisë në punë.