08:20 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trump kárantinohet si pasojë e Covidit, zëvendëspresidenti Pence del në plan të parë. Çfarë pritet të ndodhë në SHBA

22:10 | 02/10/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump kárantinohet si pasojë e Covidit, zëvendëspresidenti Pence del në plan të parë. Çfarë pritet të ndodhë në SHBA

Nënpresidenti Mike Pence, i cili vjen i dyti në radhë në Zyrën Ovale nëse presidenti bëhet fizikisht i paaftë, u testua të premten negativ për COVID-19, pak orë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se ishte infektuar dhe hyri në karantinë.

Testimi pozitiv i Presidentit Trump, ka nxjerrë në qendër të vemendjes Nënpresidentin Pence, ish-ligjvënës konservator, i cili ka qenë një nga të paktat figura që i ka rezistuar ndryshimeve të pandërprera në administratën e presidentit republikan.

Zoti Pence, 61 vjeç, është planifikuar të debatojë me kandidaten demokrate për nënpresidente, Senatoren Kamala Harris të mërkurën, por nuk është e qartë nëse plani mund të ndryshojë pas testimit pozitiv të Presidentit Trump.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence do të punojnë secili nga rezidenca e tij. Zyrtarët thanë gjithashtu se edhe stafet e tyre do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri për të mbrojtur zotin Pence, nëse do të ishte e nevojshme që ai të merrte detyrën e presidentit, ndërkohë që zoti Trump i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Presidenti kërkon kalimin e kompetencave tek nënpresidenti në bazë të Amendamentit të 25 të Kushtetutës, pika 3.

Kjo ka ndodhur tre herë në historinë e SHBA. Ish-Presidenti George Ë. Bush ia transferoi përkohësisht pushtetin nënpresidentit Dick Cheney dy herë, për disa orë në vitet 2002 dhe 2007, kur po i nënshtrohej kolonoskopisë.

Në vitin 1985, George H.Ë. Bush në atë kohë nënpresident, u bë përkohësisht president për gati tetë orë, kur Presidenti Ronald Reagan hoqi me operacion një dëmtim para-kanceroz të indit.

Në rast se presidenti sëmuret me shpejtësi dhe nuk është në gjendje t’ia kalojë kompetencat nënpresidentit në bazë të pikës 3, atëherë pika 4 e amendamentit jep një zgjidhje për një krizë të tillë.

Sipas pikës 4, nënpresidenti dhe shumica e kabinetit mund t’i dërgojnë njoftim Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit “se Presidenti nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e postit së tij”. Ashtu si në rastin e pikës 3, përsëri nënpresidenti shërben si president i përkohshëm. Sapo presidenti ta marrë veten, nënpresidenti ia kalon kompetencat Dhomës dhe Senatit dhe ato i jepen përsëri presidentit. Kjo, me përjashtim të rastit nëse nënpresidenti dhe shumica e kabinetit i thonë Kongresit se presidenti vazhdon të jetë i paaftë. Në një rast të tillë i takon Kongresit të votojë për provuar paaftësinë ose jo të presidentit.

Zoti Pence merr të njëjtin informacion zbulimi si edhe Presidenti Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk është në “paaftësi fizike” dhe po punon në kushte izolimi me simptoma të lehta.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vjen e treta në radhë për të marrë postin e presidentit pas zotit Pence. Ajo tha të premten se ishte testuar për COVID-19 dhe se do ta merrte përgjigjen së shpejti.

Zoti Pence, ish-guvernator i shtetit Indiana, ka luajtur rol kryesisht në prapaskenë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse është e njohur se ka ambicie presidenciale.

Ai ka luajtur role thelbësore në disa prej nismave legjislative të administratës, përfshirë shkurtimet e taksave të miratuara në vitin 2017.

Zoti Pence kundërshton me vendosmëri të drejtat e abortit dhe mbështet me pasion çështje të tilla si zbutja e rregullave për biznesin dhe reduktimi i përmasave të qeverisë./VOA

 

Pas

Makinat përplasen kokë më kokë në Elbasan, plagosen dy rëndë dy persona

Para

Serbia me dalje në Portin e Durrësit, reagon LVV në Shqipëri: Rama foli sot si doganier i Serbisë, çdo ekonomist e di se…

Para
“Ju tregoj unë që në Kosovë janë përdhunuar dhe burra”, Abazi: Vuçiç dhe Dodik janë ‘non grata’

Serbia me dalje në Portin e Durrësit, reagon LVV në Shqipëri: Rama foli sot si doganier i Serbisë, çdo ekonomist e di se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turizmi/ Italianët nuk i ‘ndahen’ Shqipërisë, u rritën me 7.1% gjatë muajve janar-prill, ‘bie’ Kosova

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Kina zbulon një burim masiv energjie të fshehur nën tokën e saj që mund të ndryshojë të ardhmen

Kamioni përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit/Shoferi shpëton mrekullisht

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.