Një 54 vjeçar është gjendur i vetëvarur mbrëmjen e kaluar në Selitë të Vogël të Tiranës.
Bëhet me dije se 54 vjeçari V.L është gjetur pa shenja jete rreth orës 22:20, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.10.2020, rreth orës 22:20, në vendin e quajtur Selitë e Vogël, është gjetur pa shenje jete, i vetë’varur shtetasi V.L, 54 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.