Shkarkimi nga vetting në Polici i kreut të SHÇBA-së për Fierin dhe Beratin Arben Frashëri, ka nxitur reagime të shumta në mediat sociale.
Shumë gazetarë që kanë mbuluar prej vitesh ngjarjet e kronikës në vendin tonë e kanë cilësuar sit ë padrejtë shkarkimin e tij.
Gazetari Poli Hoxha shkruan se Ben Frashëri nuk u bë kurrë nuk u bë ndonjëherë shef i madh aty “ku bëhet leku i madh”, sepse nuk kishte karakterin `e duhur`.
“Ndaj atyre që kontrollojnë këtë palaçollëkun `Vetting në polici`, i cili është shndërruar në një mekanizëm rekrutues për partinë, ju vret sytë “pasuria` e Benit: Mbi 30 vite punë në frontin e parë të luftës me kriminelët më të egër të vendit dhe vetëm një shtëpi, `1 plus1`!”- shkruan Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha tejsa rikujton një histori se bashku me Ben Frashërin, shkruan se sot pas 35 vitesh karrierë, nuk ra dëshmorë nga plumbat e krimit, si kolegu dhe miku i tij, por ra viktimë e një sistemi të korruptuar deri në palcë.Kurajo Beni, hundën mund të ta thyejnë, por kokën nuk ta ulin dot…
Ndërkohë që Dashamir Bicaku po ashtu e cilëson si një turp të madh për sistemin shkarkimin e tij, duke shtuar se “Mos kalimi i procesit të vetingut nga Arben Frashëri, një nga oficerët më me shumë merita dhe sakrifica në Policinë e Shtetit, në vlerësimin tim është një skandal.”
Postimet e gazetrëve
Poli Hoxha: Ben Frashëri dhe të tjerë! Arben Frashërin e njoh që afro 30 vite më parë, kur nisi karrierën e tij në polici në Korçë.
Që atëherë, edhe më vonë pasi krijoi familje, shtëpia e tij ishte një karrocë dore që e tërhiqte kudo nëpër Shqipëri, ku e dërgonin në zonat më të nxehta. Aty ku përpara tij, disa nga shefat e drejtorët e sotëm u blinin cigare kapove të krimit.
Kam qëndruar gjatë me Benin dhe mikun e madh, Gani Malushi, kur më tregonin për Beratin ku bandat jo vetëm vrisnin, por edhe funksiononin si Bajlozë duke kërkuar “nga një vajzë, për çdo shtëpi”.
Pastaj kur i dërguan në Tropojë ku bënë një dosje të kopsitur mirë, e cila nëse nuk do t`ju ishte shitur nga shefat e mëdhenj, qeveritarët dhe politikanët në Tiranë, do të kishte shpëtuar dhjetëra jetë që u ekzekutuan më vonë.
Kanë shkruar këto dy ditë për Benin gati të gjithë kolegët e brezit tim, i cili bënte gazetari kur në Shqipëri shefa ishin kriminelët më të rrezikshëm dhe jo ata të policisë.
Kohë kur nëse guxoje që ti luftoje dhe hetoje ata siç ka bërë Beni, nuk rrezikoje vetëm kokën dhe familjen, por edhe persekutimin nga eprorët në polici, ministri dhe qeveri.
Ndaj Beni Frashëri kurrë nuk u bë ndonjëherë shef i madh aty “ku bëhet leku i madh”, sepse nuk kishte karakterin `e duhur`.
Ndaj atyre që kontrollojnë këtë palaçollëkun `Vetting në polici`, i cili është shndërruar në një mekanizëm rekrutues për partinë, ju vret sytë “pasuria` e Benit: Mbi 30 vite punë në frontin e parë të luftës me kriminelët më të egër të vendit dhe vetëm një shtëpi, `1 plus1`!
Po pse more trima nuk i njohim ne ishët dhe drejtorët aktualë të Policisë së Shtetit, që e kalojnë vettingun tuaj pa problem?! Me një shtëpi si ajo e Benit, ata qerasin kushërinjtë në fshat kur martohen.
Janë aq shumë miliarderë ca nga ata, sa që edhe sediljet e makinave po tua shposh shpërthejë nga eurot. Gjithsesi kur mësova lajmin që Benin e kishin flakur nga policia imagjinove, një skenë si te Bibla.
Ata anëtarët e komisionit ndërkohë që mbanin `gati-tu` Benin, të mblidhnin të gjithë drejtorët e policisë dhe tu thoshin:
– Kush nga ju nuk ka bërë mëkat, të marrë një gurë dhe të qëllojë Arben Frashërin… E dini çfarë do të ndodhte me ata, nëse për një çast ju vinte në punë ndërgjegjen Zoti?
Shumica në mos të gjithë, në vend që të qëllonin me gur mbi Benin (siç bën nëpërmjet zarave të Vettingut), do të nxirrnin pistoletën dhe do t`i fusnin vetes një plumb në kokë!
Dhe me shumë mundësi, as ai plumb nuk do të mjaftonte për të shlyer mëkatet dhe pasuritë para Zotit, të cilat i kanë bërë herë pas here edhe duke mbjellë kufoma…, se kanabisit, heroinës e kokainës `varja`
Gazetari Artan Hoxha
Më 8 gusht 2003, ndërsa breshëritë e kallashnikovëve të skuadrës ceremoniale të Policisë së Shtetit, po i jepnin lamtumirën e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Kolonel Gani Malushi, me sytë e mbushur me lotë, i drejtohem kolegut të tij, Arben Frashëri.
“Beni, bëj kujdes! Nuk do mund ta përballoja dhe varrimin tënd në këtë mënyrë”.
Ndërsa i hidhja doren në sup Benit, bashkëluftëtarit dhe mikut të Gani Malushit, nê memorje më kaluan kujtimet në vitet e mbrapshta 1997-1998 në Beratin e zhuritur nga betejat e bandave. Kur Ganiu dhe Beni, në drejtimin e komisariatit të Beratit, kryen me dhjetëra aksione kundër disa nga bandave dhe kriminelëve me gjakatarë të 1997-ës.
Në gushtin e nxehtë të 1999-ës, serish të dy zbarkuan në Tropojën e përzhitur nga atentatet me mina të telekomanduara dhe serialin e vrasjeve që nuk ndalonte prej vitesh.
Në Bajram Curri, Benin e kishin dërguar si një nga specialistët më të mirë, për të hetuar dhe rihapur dosjet e serialit gjakatar të vrasjeve në Tropojë.
Arben Frashërin, sa herë shkoja ne Tropojë, e gjeja të veshur me uniformë ushtarake kamoflazhi dhe me jelek antiplumb.
Me këtë veshje, Beni më tepër se ustai që qepte hetimet dhe dosjet, dukej si një drejtues i forcave speciale, që priste nga çasti në çast të hidhej në betejë.
Në atë kohë, ai përdorte fuoristradën e blinduar, tip Magnium, që kryeministri Majko, ia kishte dërguar drejtuesve të komisariatit në Tropojë, si shenjë mbështetje për ta, në detyrën e vështirë që kishin marrë përsipër.
Në ato ditë të vështira, kam udhëtuar nëpër zonat e nxehta me mjetin e blinduar që e drejtonte Beni.
Kemi ngrënë bukë bashkë, në mencën e varfër të komisariatit të Bajram Currit, sepse më lirë se aty nuk kishim ku tjetër të hanim.
Jemi larë bashkë në degën e lumit Valbonë, Bistricë, se në komisariat nuk kishte ujë. Kam fjetur në krevatin tip marinari, në zyrën e Benit, brenda në komisariat, për të mos rënë preh e kërcënimeve.
Ndërsa sillja ndërmend keto kujtime, aty në lamtumirën e fundit të Gani Malushit, i kërkova dhe njëhere gati me lutje Benit.
“Ruaju Beni. Nuk kemi nevojë për Dëshmorët në varreza, por për heronjtë e gjallë, që të sigurojnë jetët tona dhe të familjeve tona…”
Dhe nga ajo kohë, Beni mbijetoi për familjen e tij dhe për ne, duke i shërbyer atdheut, si hetues në prokurorinë e krimeve të rënda, dhe në Policinë e Shtetit.
Deri sa sot paradite, një oficer me graden e lartë “Drejtues”, me 35 vite karrierë në Policinë e Shtetit, me vetëm një apartament modest banimi, si çdo shqiptarë i thjeshtë, mori “shpërblimin” për të gjithë sakrificën dhe jetën e tij, duke u flakur tej radhëve të Policisë nga një farë komision vetingu, sepse nuk kishte mbajtur faturë për punën e tij si emigrant gjate 3 viteve në Greqi… Sot, Policia e Shtetit dhe shqiptarët, humbën një oficerë model.
Arben Frashëri, sot pas 35 vitesh karrierë, nuk ra dëshmorë nga plumbat e krimit, si kolegu dhe miku i tij, por ra viktimë e një sistemi të korruptuar deri në palcë..
Kurajo Beni, hundën mund të ta thyejnë, por kokën nuk ta ulin dot…
Gazetari Dashamir Bicaku
Mos kalimi i procesit të vetingut nga Arben Frashëri, një nga oficerët më me shumë merita dhe sakrifica në Policinë e Shtetit, në vlerësimin tim është një skandal. Vetingu i policisë u shpik nga një idiotësi me demek për të pastruar Policinë nga Fatmir Xhafa. Kjo qe një aventurë donkishoteske nga më skandalozet e shpikësit të tij dhe e atij që e vazhdon. Për të mos llogaritur që shumë oficerë policie me merita kontribute dhe sakrifica të panumërta mbeten jashtë rradhëve të asaj që i kanë dhënë jetën ndërsa brenda saj ka mediokër që mezi presin të mbyllin zyrën të ikin në shtëpi. Beni përkundrazi është nga ata që mezi pret të hapë zyrën, apo të kapë një dosje në dorë për t’i dhënë zgjidhje. Kujtdo nga vlerësuesit i kujtoj 1997-ën kohë kur në Berat Arben Frashëri e i ndjeri Gani Malushi e po ashtu dëshmori i ndjerë Ilir Ngresi ndiqnin në Berat bandat nga më kriminalet e të armatosura me kalibrin më të rëndë që kishte dalë nga depot e Ushtrisë. Në këtë kohë vlerësuesit mbase s’arrinin të mbushnin brekët. Turp i pafund kjo që ka ndodhur.
Gazetari Trashgim Sokolaj
Ky eshte Arben Frasheri, nje nga oficeret me te mire te policise dhe prokurorise shqiptare. Teksa e shihja sot te paraqitej ne “sallen e gjyqit” dukej se e parandjente dicka te keqe…ai kishte nje nuhatje te pazakonte prej oficeri te sprovuar! Vettingu e hodhi ne rruge sot pa meshire edhe pse per te pakten 20 vitet e fundit, u perball me krimin ne te gjitha frontet, drejtoi policine ne qytetet me problematike dhe hetoi disa nga dosjet me te rendesishme te Prokurorise se krimeve te renda dhe Prokurorise se pergjithshme.
Beni ishte i heshtur edhe atehere kur merrte kercenime per shkak te detyres. Beni ishte mik me shume nga gazetaret, por kishte aq ndergjegje sa qante hallet me ne por “na linte pa lajm” ne respekt te sekretit e profesionit. Nje njeri i ndershem dhe profesionist qe mesa duket shkoi para vettingut pa miq e aleanca nga pas. E shkarkuan se nuk kishte fatura per te ardhurat e punes si emigrant pergjate tri viteve ne Greqi!!! Policia e prokuroria shqiptare sot kane nje aset me pak, nje profesionist me pak dhe nje mesazh shume negativ per ata profesioniste te ndershem qe kane mbetur ende brenda sistemit. Keqardhje”
https://www.facebook.com/poli.hoxha/posts/10223822882069532