Futbollisti Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Është i treti lojtar nga skuadra e Liverpool që është infektuar pas Thiago Alcantaras dhe Sadio Manes.
“Pas konsultimit me autoritetet, ai ndodhet në izolim”, njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit. Aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet për më tej.
28-vjeçari do të mungojë në përballjen e Zvicrës me Kroacinë në një miqësore të Mërkurën, pasuar nga ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës të Shtunën dhe Gjermanisë të Martën e ardhshme.