01:50 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Murrizi bën deklaratën e papritur: Të premten do të shkarkoni Sandër Lleshajn dhe do ta bëni…

17:49 | 07/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Myslim Murrizi e thotë troç: Propozimi i PS për listat e hapura është si sondazh, nuk zgjedhin realisht qytetarët

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka bërë një deklaratë të papritur.

Murrizi u shpreh se të premten Partia Socialiste ka vendosur të shkarkojë ministrin Sandër Lleshaj, për ta bërë deputet.

Në një prej tabelave shoqëruese që vendosen zakonisht në tavolinat e ministrave, ishte vendosur edhe një tabelë siç shihet në foto më poshtë, ku ministri i Brendshëm konsiderohet deputet.

“Së pari, zoti Balla do të uroja për zgjedhjen para zgjedhjeve të deputetit të ri zotit Sandër Lleshaj, sikur duket e keni planifikuar ta shkarkoni si ministër të premten, pasi ia paskeni ngrehur tabelën që sot, Sandër Lleshaj deputet.

O i thoni këtyre të administratës ta dinë se çfarë punon Sandri, ose i thoni Sandrit që e keni shkarkuar si ministër dhe ia keni caktuar vendin deputet, por se ku, sipas katit nuk më duket në terezi gjëkund”, tha me ironi deputeti Myslim Murrizi.

Sipas burimeve për Faxweb, do të jenë 10 drejtues që do të shkarkohen nga kreu i qeverisë, ndërsa vendimi është bërë me dije gjatë mbledhjes së disa ditëve më parë që Rama ka pasur me drejtuesit politikë të qarqeve, ku nuk i fshehu pakënaqësitë, kur tha se ai ishte i pakënaqur dhe me punën e tij, jo më me të tyren.

Mes 10 emrave që do të shkarkohen në krye të listës duket se qendron Drejtori i Doganave Bardh Gjoni, ndërsa nuk dihet nëse ky largim lidhet me ndonjë mosrealizim plani në mbledhjen e të ardhurave nga ana e tij.

Edhe administratori i OSHEE Ardian Çela bëjnë me dije burimet do të shkarkohet nga detyra, por do të vijojë të qëndrojë administrator i PS Durrës duke e bërë këtë lëvizje më së shumti strategjike. Rama i ka besuar Çelës një nga qarqet më problematike sa i takon mandateve që PS ka fituar, ku shifrat kanë qenë gjithnjë kokë më kokë me demokratët.

Të njëjtat burime theksojnë se gjatë asamblesë së socialistëve, që pritet të mbahet javën e parë të Tetorit Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të shkarkohet nga detyra dhe gjasat janë të zëvëndësohet nga nr 2 i socialiastëve Taulant Balla.

Lleshaj dhe Rama kanë pasur përplasje të vazhdueshme mes tyre, saqë kreu i qeverisë e hoqi ministrin dhe nga drejtimi politikn i Lezshës, pas përplasjeve dhe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, i cili duket se kqa kushtëzuar dhe vendimin final të kryeministrit. Flitet se Lleshaj disa ditë më parë ka dorëzuar dorëheqjen e tij, por për arsye që ende nuk dihen nuk është firmosur nga Rama. Ndoshta për ta bërë një shembull publik përpara socialistëve në asamble.(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Konflikti në Karabak/ Irani bën paralajmërimin e frikshëm, mund të kemi një luftë rajonale më të madhe

Para

LAJM I FUNDIT/ Aksident i réndë në Pogradec, plágosen dy persona. Ambulanca niset me úrgjencë drejt vendngjarjes

Para

LAJM I FUNDIT/ Aksident i réndë në Pogradec, plágosen dy persona. Ambulanca niset me úrgjencë drejt vendngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.