Gjatë konferencës mediatike pas takimit me kryemninistrin Rama, komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se mikpritja e treguar ndaj tij gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri ka qenë shumë e ngrohtë. Gjithashtu komisioneri u shpreh se ka sjellë lajme të mira për Shqipërinë pasi Komisioni Europian ka vendosur të japë 9 miliardë euro në formën e granteve për të nxitur zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“Jam i kënaqur që jam në Tiranë dhe me mirëpritjen ka qenë shumë e ngrohtë. Sapo erdha nga Kuvendi ishte nderë pata mundësinë te flas me kyreministrin dhe më tregoj përparësin dhe e dimë që është edhe përgjigjësi. Unë kam sjell jame të mira dhe shpresoj ta shikojn si të mira.
Ne kemi ardhur ose po vijmë në fund të rinovimit të asaj që quhet politika e zgjedhimit. Kur nisëm punë si komision, ne e bëmë të qartë që ditën e parë të detyrës. E kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor.
Do e bëjmë këtë dhe me politikën e zgjerimit. E kemi seriozisht. Ne kemi mundur që të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tani kalojmë tek segmenti i tretë i kësaj pune të madhe, dhe kjo ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjë rajoni për të kapur ritmin e BE. Patëm krizën e COVID, dhe kjo ishte sfidë e madhe. Ndaj ndihmuam me fonde vendet e Rajonit.
Ky është një plan të cilin ne e kemi ndërtuar me vendet e rajonit. S’jemi këtu t’ju themi se kjo është gjeja më e mirë, por për t’ju dëgjuar. Na kanë ardhur idetë, projektet, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë. Ne e kemi përpiluar dhe projektuar këtë paketë, duke pasur parasysh se çfarë është thënë nga rajoni. Mendojmë se plani që jemi këtu sot, mund të ndryshomë panoramën e rajonit për 4-5 vitet e ardhshme.
Ne po përfitojmë 9 mld euro me grante për këtë plan. Ne duam që me këto fonde tyre arrijmë dhe një shtesë prej 20 mld euro. Po flasim për një plan madhor, që do të sjellë vende pune dhe rritje ekonomike. Ka një hendek të madh mes disponueshmërisë së internetit, me nevojat e biznesit. Jemi këtu për të ndihmuar. Në rast se ju doni të keni ekonomi digjitale, do ju duhet bota. Shqipëria do i japë furnizim me gazin në të gjithë rajonin.
Ne jemi të gatshëm që të sjellim në pararojë të gjitha projektet. Ne jemi të gatshëm që të flasim për korridoret blu, në pjesën e bregdetit që të punojmë për gazsjellësin. Që të punojmë për dy hidrocentrale në Shqipëri. Janë projekte madhore që do të sjellim përmirësim të klimës së investimeve.”, tha ai.