Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për zyrtarët e AKBN. Vihet re ndryshimi i masës vetëm për Denis Durrsin, i cili nga arrest me burg është kthyer në arrest shtëpie.
Ndërsa Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa janë lënë në arrest me burg. Masa nuk ka ndryshuar as për Rezarta Sulejmanin, e cila është lënë në arrest shtëpie.
Zyrtarët e AKBN akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.
Për këtë aksion vijonë të mbeten në kërkim Klodian Gradeci dhe Isuf Berberi, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë njoftuar më herët për atë që mund ti priste, pas hetimeve që kanë nisur prej vitit 2016.
Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, për të cilën hetimet kanë nisur që në vitin 2016. Nga çështja në total rezultojnë 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe dëmi llogaritet diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma Feniks, një firmë shqiptare ajo që ka falsifikuar fatura të një firme ambientale.
Firma Feniks ka në vendin tonë tetë puse nafte me koncension dhe kishte detyrim që të kryente investime sipas marrëveshjes, të cilat nuk janë bërë. Por me fatura false ka sajuar sikur me një firmë amerikane së bashku me të ka kryer investime.
Mësohet se në këto hetime të Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI, e cila nisi letër porosi ku tha se faturat janë false dhe kurrë nuk janë bërë shërbimet.