I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për emërimin e Gjuriçit në këtë post është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriç është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.
Si drejtues i kësaj zyre, Gjuriç do të mbahet mend që u arrestua në vitin 2018 në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk i përfilli urdhrat e Prishtinës zyrtare.