Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta, duke ngritur pyetjen se çfarë po kërkon Ilir Meta më shumë nga shqiptarët.
Duke folur nga qyteti i Elbasanit për “Deputetët që Duam”, Rama theksoi se PD dhe LSI nuk kanë asgjë më për ti dhënë shqiptarëve.
Rama tha se tashmë presidenti Meta nuk po lë rehat as të vdekurit, duke shtuar se ai po vjen vërdallë që të dekorojë heronjtë si mjeshtra pune.
“Ca kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, tha Rama.
(M.Q/Faxweb.al)