15:13 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rritet numri i gjobave për mosmbajtjen e maskave në ambientet publike, ja sa qytetarë janë ndëshkuar

15:01 | 22/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas keq te protesta e ”Çamërisë”, Policia ndërhyn me forcë, shoqërohen disa persona

Gjatë 24 orëve të fundit: 810 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Etiketa: gjobapolicia
Pas

Rekord rastesh të reja në Kosovë nga Covid-19, nuk shënohet asnjë viktimë

Para

“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut”, Rama thumbon Bashën: Je në grepin e Likes për tiganin e Monës

Para
FOTO/ Basha “brune” dhe Rama “bjonde”, si do të dukeshin politikanët shqiptarë nëse do ishin femra

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut", Rama thumbon Bashën: Je në grepin e Likes për tiganin e Monës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

FOTO/ Makina futet kundravajtje në një autostradë në Itali duke shkaktuar aksident. Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Mijëra studentë në Mbretërinë e Bashkuar kapen duke kopjuar me ChatGPT, hetimi i Guardian zbulon rreth 7,000 raste të provuara mashtrimi

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.