04:56 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Epike në Tiranë/ “Fajet i ka rakia, shkoni árrestojeni atë”, i moshuari flet pasi u kap duke vjèdhur biçikletën: Isha i pirë, nuk jam hájdut

12:55 | 23/10/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Epike në Tiranë/ “Fajet i ka rakia, shkoni árrestojeni atë”, i moshuari flet pasi u kap duke vjèdhur biçikletën: Isha i pirë, nuk jam hájdut

Fajet i ka rakia. Një i moshuar i vendosur nën pranga pasi u zbulua nga këqyrja e kamerave të sigurisë në një lokal, këmbëngul se është i pafajshëm dhe se ai u përfshi në një vjèdhje nga ndikimi i alkoolit. Q. C. u árrestua nga komisariati numër katër në kryeqytet pas kallëzimit të 20-vjeçarit K. C. I riu u paraqit në polici, pasi konstatoi humbjen e biçikletës, që e kishte lënë në hyrje të lokalit Blakstone pranë rrugës “5 Maji”.

“Biçikletën nuk e kisha lidhur, pasi aty e lë prej kohësh ngjitur me karriget, por për pak minuta pashë që biçikleta u vodh”, rrëfen në polici i riu. Zyrtarisht, policia deklaron se këqyri kamerat e sigurisë në lokal ku dhe shikohet që aty afrohet një burrë rreth 60 vjeç dhe largohet menjëherë.

Në biçikletë, K.C përshkruan se ishte shkruar “Never not ballin” dhe se ajo është me ngjyrë të bardhë dhe me goma të trasha. Por policia pohon se nuk janë detajet e sendit të vjèdhur që zbuluan autorin e ngjarjes, por kamerat e sigurisë. Menjëherë sapo policia pa një varg kamerash i shkoi në banesë dhe nga kontrolli i saj gjeti në oborr biçikletën e të riut.

Por i moshuari i ka habitur agjentët e policisë pohojnë burimet policore Ai pretendon se ishte në gjendje të dehur dhe se e kishte tepruar aq shumë me rakinë, sa në mënyrë të pavetëdijshme kishte marrë biçikletën e dikujt tjetër pa e dalluar që ajo nuk ishte e tija.

“Ndihem në siklet tani që po shoh kamerat dhe po më tregoni që ky këtu në pamje jam unë. Unë jam bërë gjysh gjashtë herë, nuk jam hájdut”, thotë i moshuari nga Tirana.

Megjithatë, policia këmbëngul se ai dyshohet për vjèdhjen e biçikletës, pasi agjentët e pyetën se ku e kishte biçikletën e tij dhe çfarë lokali kishte frekuentuar. “Isha në një bar, po pija dhe nuk mbaj mend ku e lashë biçikletën time. Duhet të kem menduar që kjo ishte biçikleta dhe e kam marrë duke u larguar në banesë”, shton i moshuari për policinë, e cila nga ana e saj plotësoi dokumentet e árrestimit në flagrancë, pasi dyshon që nuk bëhet fjalë për një ngatërresë të vogël, duke qenë se sipas policisë në momentin që të moshuarit i doli pija, ai duhet ta kishte kuptuar ngatërresën dhe të kthente biçikletën.

Por edhe në këtë pikë, i moshuari ka kundërshtimet e tij që e justifikojnë pasi “nuk e kishte parë aspak se çfarë kishte bërë”. Në raportin e shërbimit në policisë pohohet se në kamerën e sigurisë së lokalit në fjalë shikohet një burrë me karakteristikat e 60-vjeçarit me maskë anti Covid në fytyrë, me syze dielli dhe rreth 1.80 cm që pasi qëndron disa minuta në lokalin “Black stone” ngrihet dhe drejtohet për nga vendi ku gjendej biçikleta e të riut dhe e merr atë qetësisht.

Policia duke i qëndruar kallëzimit të të riut pretendon, se biçikleta kushtonte 800 euro dhe se për të parandaluar bumin e madh të vjèdhjeve të biçikletave që po ndodhin në Tiranë që prej pandemisë, edhe të moshuarin e árrestoi për akuzën e vjèdhjes dhe pritet t’ia dorëzojë prokurorisë, e cila nga ana e saj do t’i drejtohet gjykatës./si

Pas

Meta ktheu ligjin, vjen reagimi i parë nga socialistët: Presidenti mistrec dhe hileqar thjesht po na merr kohë për të vonuar procedurat!

Para

Arben Malaj jep zgjidhjen që u duhet naftëtarëve: 5 hapa që duhet të ndërmarrë me urgjencë qeveria

Para
Rama premtoi rritje pagash, reagon ish ministri i Financave: Është moment elektoral, jo shkop magjik! Çfarë pëson vendi nga ulja e taksave

Arben Malaj jep zgjidhjen që u duhet naftëtarëve: 5 hapa që duhet të ndërmarrë me urgjencë qeveria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.