21:55 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamjet e rënda/ Trupi i pajetë i 50-vjeçarit i shtrirë në tokë, gruaja e tij ”ngriti në këmbë” lagjen: Ma vranë, ma vranëëë…(Video)

08:16 | 26/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamjet e rënda/ Trupi i pajetë i 50-vjeçarit i shtrirë në tokë, gruaja e tij ”ngriti në këmbë” lagjen: Ma vranë, ma vranëëë…(Video)

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa Toska ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, ku është qëlluar me një plumb në kokë nga autorët.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj ka arritur që të sigurojë dhe dëshmi të banorëve të zonës, të cilët janë shprehur se familja Toska nuk ka pasur asnjëherë probleme, dhe se kanë qenë njerëz të qetë e të respektuar.

“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke.  Dëgjova ulerima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë ma vranëëëë. Autorët kanë qenë pa makinë, fëmijët kanë parë lemeri. Këtë rrugë bënte gjithmonë”, shprehen banorët e zonës.

Burime bëjnë me dije se Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle me gruan e tij.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë. Burimet bëjnë me dije për Faxëeb.al se ajo e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar të ulëritura. Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.

Njoftimi i Pòlicisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrárë në rrugë me ármë zjárri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë Fier dhe FNSH Fier.

Më poshtë janë edhe pamjet e para të mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ku trupi i Toskës është ende i shtrirë në tokë. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit/ autorëve, që janë larguar të pashqetësuar nga skena e krimit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ahmet toskadeshmite e banorevevrasja ne fier
Pas

Merr fund dilema, pse u largua Dojna Mema pas kaq vitesh nga Top Channel: E kisha si shtëpinë time, por….

Para

Vaksina e Covidit do të jetë gati për Krishtlindje, drejtuesi i ekipit të Oksfordit jep detaje: Ja kur do të shpërndahet tek popullata

Para
Vaksina e Covidit do të jetë gati për Krishtlindje, drejtuesi i ekipit të Oksfordit jep detaje: Ja kur do të shpërndahet tek popullata

Vaksina e Covidit do të jetë gati për Krishtlindje, drejtuesi i ekipit të Oksfordit jep detaje: Ja kur do të shpërndahet tek popullata

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.