Reali i Madridit i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Ligën e Kampioneve, teksa arriti të barazojë 2-2 Myshengladbahun, me Benzema në minutën e 87 dhe Kasemiro në minutën e 93’.
Megjithatë është zbuluar një bisedë e shkurtër në tunel, mes Benzemasë dhe mbrojtësit Ferland Mendi. Mediat spanjolle zbulojnë se sulmuesi i thotë shokut të skuadrës që të mos i pasojë më Vinisiusit: “Mos i paso më atij, vëlla. Ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema teksa i thotë shokut të skuadrës.
Mesa duket francezi ka qenë tepër i irrituar me mënyrën sesi po luante Vinisius dhe për këtë arsye kërkoi që të mos i pasonin topat atij. E vërteta është se pas largimit nga fusha të brazilianit erdhi edhe barazimi.
Karim Benzema tells Ferland Mendy not to pass to Vinicius Jr at half-time during last night’s game between Gladbach & Real Madrid: “Brother don’t play to him. On my mother’s life. He is playing against us.” pic.twitter.com/zmpciQRgAV
— Get French Football News (@GFFN) October 28, 2020