20:26 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali zbulon se pse nuk pritën përgjigjen e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor: Nga 80 faqe komente të presidentit, 54 ishin… (Përgjigjet edhe për reagimin e McAllister)

18:25 | 28/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali zbulon se pse nuk pritën përgjigjen e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor: Nga 80 faqe komente të presidentit, 54 ishin… (Përgjigjet edhe për reagimin e McAllister)

Kreu i komisionit për punët e jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, përmes një postimi në Twitter, ka bërë disa paralajmërime të forta në lidhje me kalimin në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që pritet të ndërmerren ditën e nesërme.

McAllister shprehet se ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor nëse do të miratohen ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos pritur opinionet e Komisionit të Venecias, mund të rrezikojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në fund të vitit.

E pyetur në lidhje me këtë, ministrja për shtetin Elisa Spiropali tha në emisionin “Me Xhaxhiun”, në Fax News se shqetësimi është i përligjur pasi ato nuk mund ta imagjinojnë se në Shqipëri ka forca politike të cilat janë në institucione për të votuar.

Duke ju përgjigjur se pse nuk pritën përgjigjen e Komisionit të Venecias, Spiropali tha se ato janë shumë pranë zgjedhjeve dhe se janë në një situatë e ngutshme për të votuar ndryshimet.

Po ashtu Spiropali theksoi se në 80 faqe komente të presidentit Ilir Meta, 54 faqe ishin konsiderata të tij personale mbi regjimin politik në Shqipëri.

“Nuk fillon tani shqetësimi. Kemi dy vite që rrojmë më këtë shqetësim. Ngrihemi e ngrysemi që të vijë opozita që ka dalë nga Kuvendi. Ne ramë dakord, krijuan një këshill politik dhe më në fund dolën në një produkt. Ne gjetëm një rrugë të përbashkët për marrëveshjen e 5 qershorit.

Shqetësimi është i përligjur pasi ato nuk mund ta imagjinojnë se në Shqipëri ka forca politike të cilat janë në institucione për të dhënë fjalën e tyre, për të votuar. Kanë dalë krejtësisht nga institucioni.

Ne kemi kaluar disa ndryshime kushtetuese, kemi votuar për një Reformë Zgjedhore me disa ndryshime që respektojnë pikë për pikë marrëveshjen e 5 qershorit dhe nesër do të rivotojnë, pasi presidenti çuditërisht me dekret rrëzoi ndryshimet.

Nga 80 faqe komente të presidentit mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 54 faqe ishin mbi konsiderata e tij personale mbi regjimin politik në Shqipëri. Komisioni ynë i ligjeve i ka kthyer përgjigjet përkatëse se nuk po ndryshon sistemi dhe se nuk janë cënuar partitë politike.

Ju thatë që duhet të kishit pritur. Por ne jemi shumë pranë zgjedhjeve. Komisioni i Venecias e dha dje përgjigjen. Komisioni i Venecias e ktheu përgjigjen se nuk ka një procedurë të përshpejtuar, ne jemi në një situatë të ngutshme për të votuar ndryshime. Ky sistem zgjedhor nuk mund të të japë fitoren pa votë.”– tha Spiropali.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

“Shkon me Prada në Bërxullë”, Xhaxhiu ‘thumbon’ Spiropalin për veshjen, ministrja e merr me të qeshur

Para

Jozefina Topalli prezantoi partinë e re, vjen përgëzimi i parë nga deputeti i opozitës

Para
Jozefina Topalli prezantoi partinë e re, vjen përgëzimi i parë nga deputeti i opozitës

Jozefina Topalli prezantoi partinë e re, vjen përgëzimi i parë nga deputeti i opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.