Situata e Covid-19 në vendin tonë vijojnë që të mbetet shumë shqetësuese.
Bëhet me dije se në Orikum një kopësht është mbyllur pasi 4 nga 5 edukatoret që punojnë aty kanë dalë pozitive me Covid-19.
Për këtë arsye është bërë mbyllja e kopshtit nga autoritetet, dhe ambientet janë dezinfektuar, ndërsa pjesës tjetër të stafit i është marrë tamponi dhe priten rezultatet. Gjithashtu, edhe në Vlorë është mbyllur kopshti nr.10 pasi një edukatore ka dalë pozitive me Covid-19.
Kujtojmë se, në bazë të përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit (1 nëntor) kanë humbur jetën 9 qytetarë dhe nga 1472 testime kanë dalë pozitivë 327 qytetarë.