Vrasësi serial britanik Peter Sutcliffe ka ndërruar në spital në moshën 74 vjeç pasi humbi betejën me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Dretësisë së Britanisë së madhe.
Vrasësi mbante nofkën “Yorkshire Ripper” dhe u dënua në 1981 për vrasjen e 13 grave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjera gjatë një mbretërimi terrori në Anglinë veriore midis viteve 1975 dhe 1980. Para se të infektohej me koronavirus, kishte sëmundje të tjera, por Shërbimi i Burgut nuk e konfirmoi arsyen e vdekjes me pretendimin se “është cështje e mjekut”.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “I burgosuri në Frankland, Peter Coonan (i lindur Sutcliffe) vdiq në spital më 13 nëntor.”
Sutcliffe kaloi shumë vite në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, përpara se të konsiderohej në gjendje të qëndrueshme në 2016 për t’u transferuar në burgun Frankland në County Durham.
Ai dha dëshminë e tij në polici në vitin 1981 por më pas vendosi të kundërshtojë akuzat në gjykatë. Gjatë gjyqit të tij në Old Bailey në Londër ai pretendoi se ishte në një mision nga Zoti për të vrarë prostituta.
(A.M/Faxweb.al)